Ndryshime në SPAK: Adnan Xholi emërohet shef i seksionit kundër krimit të organizuar, ja posti për Arben Krajën

Paraditen e sotme po zhvillohet mbledhja e përgjithshme e prokurorëve të SPAK.

Adnan Xholi është emëruar shef i seksionit kundër krimit të organizuar ndërsa Arben Kraja është emëruar shef i marrëdhënieve me prokuroritë ndërkombëtare.

Nga kjo mbledhje pritet të zgjidhet dhe zëvëndës kryetari i SPAK.

Prokurori Adnan Xholi ka marrë postin të cilin më parë e kishte kreu aktual i SPAK Altin Dumani. Xholi kishte marrë pjesë dhe në garën për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Arben Kraja, ish-drejtues i këtij institucioni ligjor tashmë do të jetë shef i marrëdhënieve me prokuroritë ndërkombëtare dhe hetues për vitet e mbetura të mandatit të SPAK.

Latest articles

Related articles