Mou “flet” në heshtje, Pioli: Mëkat, barazim i hidhur (VIDEO)

Në “San Siro”, Milan përjeton një dramë të vërtetë, teksa brenda 5 minutash, Roma arrin të marrë një pikë që shumë pak veta e imagjinonin, për mënyrën se si shkoi kjo sfidë. Një pikë në këto kushte i rri ngushtë ekipit të Piolit, pasi Napoli shkëputet sërish, plus shtatë, ndërsa vendin e dytë ia rrëmben Juve.

Gjithçka nisi mirë për kuqezinjtë, që kishin një marsh me shumë në fillimin e sfidës, ndërsa në minutën e 30-të, Kalulu me kokë kaloi Milanin në avantazh. Pjesa e dytë nisi me dyluftime të shumta, por në minutën e 77-të, me një kundërsulm të shpejtë, Milani kapi “mat” Romën, me Pobega-n që dyfishojë shifrat.

Fitorja dukej në kasafortë, por në minutën e 87-të Ibanez me kokë rihapi sfidën. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejtë fundit, në minutën e 93-të, gjatë zhvillimeve të një goditje dënimi, Abraham dërgoi topin në rrjetë duke i rrëmbyer Milanit një pikë në limite:

“Mëkat të humbasësh një sfidë të tillë, të luajtur kaq mirë, por ndeshjen përfundojnë në minutën e 95-të. Jemi të zhgënjyer pasi e meritonim të fitonim. Napoli? Kemi një shije të hidhur, edhe pse për momentin nuk shohim kush është përpara”, u shpreh Pioli, ndërsa Jose Mourinho nuk preferoi të flas pas ndeshjes.

Latest articles

Related articles