Mënyra më e rrezikshme e konsumimit të kafesë që duhet ta dini, flasin ekspertët

Kafja është një nga pijet më popullore në botë dhe zakonisht konsumohet nga shumica e njerëzve. Sipas studimeve rreth 65% e kësaj pije konsumohet që me mëngjes ndaj shpesh edhe flitet për vlerat dhe dëmet që shkakton në organizëm.
Një studim i fundit hedh dritë mbi rrezikshmërinë që një lloj përgatitje e kafes ka. Në një studim të publikuar në Revistën Evropiane të Kardilogjisë Preventive thuhet se, kafja e pafiltruar përmban substance të cilat rrisin kolesterolin e keq në gjak.
Sipas drejtuesit së këtij studimi Dag Thelle, professor në Universitetin e Gothenburgut në Suedi, përdorimi i filtrave ndihmon në shëndetin e mirë të të gjithë organizmit.

Te gjitha llojet kafesë edhe ajo turke apo lloje të tjera përmbajnë sasi të larta të substancave si kafestol dhe kahueol.
Kimikate që gjenden në pikat e vajit si pjesë përbërëse e kafesë duke u kthyer kështu në një dëm për shëndetin.

Studimet kanë treguar se këto substanca mund të rrisin nivelet e triglicerideve dhe nivelet e kolesterolit të keq.

Të dhënat si për ata që konsumonin kafe filtër dhe ata që nuk konsumonin fare kafe ishin thuajse të njejta dhe kjo sipas ekspertëve vërteton për ndihmën që kjo lloj përgatitje e kafes i jep organizmit.

Sidoqoftë edhe në këtë rast të kafesë më filtër mjekët nuk këshillojnë në asnjë rast më shumë se 5 filxhanë në ditë.

Latest articles

Related articles