Kusarë pa mandat ?!

Nga Nebil Çika

Gjithnjë shqiptarët iu kanë ngritur këngë e thurrur lavdi kusarëve, cubave dhe hajdutëve !
Folklori ynë, historia jonë janë të mbushura me këngë e legjenda madje janë shkruar poezi , romane e janë botuar edhe libra për ta .
Madje në disa krahina “kusaria” ishte provë burrërrie e zotësie, nuk të jepnin nuse po nuk ishe i zoti të vidhje .
Shumë nga “heronjtë” tanë e kanë filluar karrierën e tyre si kusarë .
Sot kusaria është bërë modë, ka ndryshuar vetëm emrin e quajnë politikë, qeveri, parlament administratë , drejtësi etje emra por prapë kusari, vjedhje është. Bëjnë të njëjtën punë, grabisin njerëzit .
Ndryshimi i vetëm është se tani njerëzit, shumica jonë i zgjedh vetë kusarët e tyre.
E dinë që i vjedhin e i grabisin çdo ditë e prapë e prapë i zgjedhin, i votojnë, nderojnë e i respektojnë.
Nuk është risi Kanë që gjithë jetën që e bëjnë këtë .
Nuk u bën përshtypje fare edhe kur shikojnë e marrin vesh se sa pasuri kanë bërë duke vjedhur vetë ata.
Mirëpo ,si në rregullin e artë të gazetarisë, lajm nuk bën normalja por anormalja . Dhe këtu lajm bën kur kusari vjedh kusarin, se të vjedhë kusari të ndershmin ka qenë dhe është një normalitet i pranuar, madje i votuar nga vetë të ndershmit, viktimat e “kusarisë legale”, asajë me leje nga populli .
Prandaj, bën lajm kur kapet ndonjë kusar, që vjedh pa leje, si kjo pastruesja që vidhte këta zyrtarë e lartë, këta kusarët me leje.
Se kjo ka vjedhur, pa leje, pa votë, pa mandat të popullit e jo në emër të popullit !
“Ka vepruar në tejkalim të kompetencave, ka shpërdoruar detyrën ” – do të ishte termi ligjor !
U çmendën njerëzit mijëra reagime në rrjete sociale :
Vodhi 400 mijë euro !!!
Por nga ana tjetër ata që iu vodhën paratë në firmat piramidale në 1997, i bënë me vota, ministra e deputetë !
Po këta që qeverisin sot që kanë vjedhë 400 milionë euro vetëm nga inceneratorët ?!
Se nga këto para iua vodhi edhe kjo pastruesja” kusarja pa liçencë” !
Po të mos na kishin vjedhur neve këta s’kishte çfarë tiu vidhte as ajo këtyre !
Sikur të reagonin kështu edhe ndaj kusarëve e hajdutëve me mandate politike, e zyrtare qoftë edhe kur iu vjen “dora në vesh”, një herë në katër vjet, kur kanë të drejtën e zgjedhjes, e sigurtë që Shqipëria nuk do të ishte në këtë derexhe, një shtet i kusarëve !

Latest articles

Related articles