Hakerat iranianë publikojnë llogaritë bankare e bilancet e 1000 personave

Hakerat iranianë u kanë dhënë një tjetër goditje sistemeve bankare në vend! Këtë herë, në një dokument me 30 faqe, grupi që mban emrin ‘Drejtësia e Atdheut’ (Homeland Justice) ka publikuar të dhënat bankare të 1000 bizneseve të mëdha e të vegjël, të personave fizik e juridikë dhe të institucioneve shtetërore. Në tabelën që përmban dhjetë kollona shkruhet emri i subjektit, numri i llogarisë, shuma aktuale e gjendjes së barave që kanë në bankë, si dhe shuma e disponueshme.

Më tej vijohet me të dhënat personale, si numri i celularit të subjektit që i janë publikuar të dhënat, e-mailin dhe adresën ku ndodhen. Disponon të gjithë dokumentin, por nuk e bën publik për shkak të të dhënave private që përmban.

Krah dokumentit, hakerat kënë dhe një mesazh.

“Sipas jush, në cilën bankë i kanë pastruar pushtetarët e korruptuar të Shqipërisë paratë që i kanë marrë Muxhahedinet? Ju specifikoni bankën tjetër!”- shkruajnë ata fuke paralajmëruar të tjera sulme në vijim.

Hakerat iranianë kanë nisur një varg sulmesh prej muajsh. Së fundmi ata bënë me dije se kanë hakeruar dhe serverat e Credins Bank, por vetë banka njoftoi se të gjitha llogaritë e të dhënat e klientëve kanë mbetur të paprekura dhe se ishte cënuar vetëm një sistem periferik. Hakerat kanë publikuar dhe certifikatat e sigurisë të punonjësve të Ministrisë, ndërsa më herët sfiduan kryeministrin Edi Rama me publikimin e listës së zgjedhësve. Të dhëna të tjera që janë publikuar prej tyre janë patentat, targat, pagat si dhe listën e punonjësve të SHISH. Ata kanë publikuar dhe të dhënat personale të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, kreut të SHISH, Helidon Bendo, nënkryetarit Oljan Kanushi, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe e-mailet e këtij të fundit.

Latest articles

Related articles