Grabitën banesën e ish-shefes së kabinetit të Ahmetajt, lihen në burg pastruesja dhe djali

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Rozeta dhe Havier Dodin, nënë e bir të cilët vodhën plot 500 mijë euro në total së bashku me sende me vlerë.

Nënë e bir u zbuluan pas denoncimit të Alda Klosit, ish-shefe e kabinetit të Arben Ahmetajt për shifrën 120 mijë euro. Pas denoncimit, edhe Klosi është vënë nën hetim nëse ka paratë e deklaruara.

Kujtojmë se Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në “Rrugën e Kosovarëve”, por në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobin 23-vjeç, klientët edhe i grabiste. Personi që e denoncoi ishte Alda Klosi, ish-zyrtare në kabinetin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, e cila pretendon se Dobi i kishte vjedhur 120 mijë euro.

Pastruesja, sipas raportimeve të deritanishme, kishte hyrë në banesë me çelësin që i kishte lënë Klosi për ta pastruar dhe kishte vjedhur para në interval të ndryshme kohore, por ditën e fundit kishte hapur derën me forcë dhe kishte bërë rrëmujë në banesë, për të inskenuar një grabitje.

Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë. Vetë ish-zyrtarja thotë se paratë i kishte ruajtur për të kuruar xhaxhain e saj, që e kishte me kancer dhe të shtruar në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por edhe për të ka nisur një hetim për të zbuluar nëse thotë të vërtetën e nëse mund të justifikojë burimin e parave që i janë gjetur në shtëpi. Por Klosi nuk është “viktima” e vetme, pasi nënë e bir akuzohen edhe nga 4 persona të tjerë se i kanë vjedhur. Pas shumës së 120 mijë eurove, në shtëpinë Dobi, në tubin e aspiratorit janë gjetur edhe mbi 400 mijë euro të tjera.

Latest articles

Related articles