Dyshohet se vodhi mijëra euro me të ëmën pastruese, zbardhet letra e Havier Dobit: Më vjen të vras veten, mamit s’ja fal

Zbardhet letra e Havier Dobit, të riut, i cili së bashku me të ëmën e tij, akuzohet se kanë grabitur me qindra mijëra euro në një banesë në kryeqytet.

Në letrën e siguruar , Dobi i shkruar të atit se është shumë mirë, por i kërkon që ta nxjerrë sa më parë që aty, pasi shprehet se i vjen të vrasë veten.

Më tej ai shton në letër se këtë gjë nuk do ia falë kurrë të ëmës.

Babai im i dashur, jam shumë mirë. Mos u bëj merak. Duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që kishe shkruar dhe mu mbushën sytë me lot, mu shkatërrua zemra. Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka që të më nxjerrësh të lutem. Jam bërë si mos më keq, nuk dua veten time. Më vjen të vras veten. Po të lutem të bësh cdo gjë, nuk rri dot më. Dhe mamit nuk do ja falja kurrë këtë gjë. Mos u bëj merak, ju duas shumë. Do dal vetëm për ju

Kujtojmë se, Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vjedhjen e miliona lekëve dhe mijëra eurove në një shtëpi ku gruaja punonte si punonjëse mirëmbajtjeje.

Latest articles

Related articles