Miliarderi themelues i teknologjisë Kineze do të heqë dorë nga kontrolli i Ant Group

Jack Ma to relinquish control of Ant group | CNN Business

Miliarderi Jack Ma do të heqë dorë nga kontrolli i Ant Group, ofruesi kryesor kinez i teknologjisë financiare që ai themeloi.

Në një deklaratë të postuar të premten, Ant Group tha se pas një ristrukturimi të pronësisë, “asnjë aksionar i vetëm apo me palët e tjera” nuk do të ketë kontroll mbi Ant Group.

Kompania është një degë e gjigantit të tregtisë elektronike Alibaba, të cilin po ashtu e themeloi Jack Ma.

Masa vjen pas përpjekjeve të tjera ndër vite nga qeveria kineze për të frenuar Ma dhe sektorin e teknologjisë së vendit më gjerësisht.

Dy vjet më parë, Ma, një personazh i profilit të lartë u zhduk kryesisht nga opinioni publik për 2 muaj e gjysmë pasi kritikoi rregullatorët e Kinës.

Qeveria në të njëjtën kohë detyroi Ant Group të anulonte një IPO (initial public offering) të shumëpritur që do të kishte mbledhur mbi 3 miliardë dollarë.

Në fund të vitit të kaluar Pekini sinjalizoi në një konferencë pune ekonomike se do të mbështeste firmat e teknologjisë për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të krijuar më shumë vende pune.

Muajin e kaluar, qeveria tha se do të lejojë Ant Group të mbledhë 1.5 miliardë dollarë kapital për njësinë e saj të financave të konsumatorit.

Latest articles

Related articles