Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka përshëndetur punën e policisë në lidhje me zbulimin e vjedhjeve që ka bërë pastruesja Rozeta së bashku me djalin e saj Havier Dobi në shtëpi të ndryshme të Tiranës, mes tyre dhe në banesën e zyrtares Alda Klosi.
I ftuar në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, ai tregoi dhe taktikën që përdorte Rozeta deri në momentin që të zotët e shtëpisë krijonin besim tek ajo dhe i dorëzonin çelësin.
“Pastrueses i kushtonte 2000 lekë dita e punës. Ajo nuk ka punuar vetëm në shtëpi vipash por edhe njerëzish të thjeshtë. Ajo blente informacione dhe shikonte se si do i vidhte lekët duke i marrë pjesë pjesë për të mos rënë në sy.
Policia ka bërë një punë shumë të mirë sepse e kanë ndjekur shumë atë djalin. E kanë ndjekur deri në Brezovicë ku ai shkonte me lekët e vjedhura, kanë paguar traun në Kukës na xhepi i tyre për ta ndjekur. Sukses është që e kanë ndjekur çështjen deri në fund dhe nuk e kanë mbyllur kur ka dal emri i Alda Klosit.”- tha ai.