8 janari, dita e ndarjes përfundimtare dhe të pakthyeshme me Sali Berishën

Nga Indrit Vokshi

Ai iu tha demokratëve unë iu nxjerr me dhunë nga Selia, sepse jam gangster. Mirëpo përfundoi duke hyrë me vendim gjykate në dorë, siç e patëm thënë; merrni vendim gjykate, hyni – me dhunë, jo.

Pasi hyri me vendim gjykate, sot nuk ka fisnikërinë e nevojshëm tu thotë atyre militantëve që i nxiti për dhunë:
“Më falni, ajo çështje u zgjidhka nga gjykata, jo nga dhuna.”

Vazhdon i manipulon duke u thënë, iu hodhi gaz selia kur në fakt gazin nuk ua hodhi selia por policia dhe, nuk iu sqaron se edhe sikur 10 djem të grinden në një lokal të Tiranës, policia ka detyrë të ndërhyjë, jo më kur 1500 vetë sulmojnë një seli. I dhunon, i mban nën mendësinë e dhunës, anti-ligj e anti-qytetërim. Ka frikë se nëse nuk i manipulon në ketë far-feje, ata i largohen.

A e kanë kuptuar sot ata militantë se paska qenë më e lehtë të merret selia me gjykatë sesa me dhunë? Nëse po, a do i kërkojnë llogari Sali Berishës pse i nxiti për ta marrë me dhunë?

Nga ana tjetër, për ironi, duhet të themi se ishte ditë e mirë dhe çliruese për politikën. Lideri historik, u detyrua ta ulë veten aq shumë, saqë u katandis duke komanduar dhunë në oborrin e selisë. Vrau mitin e vet, atë të babaxhanit, të patriarkut, të përbashkuesit të demokratëve, të intelektualit të të diturit, e më the e të thashë. Nuk ka më nga këto; prej asaj dite ai është thjesht kryetari i një tarafi agresiv në politikën shqiptare.

Sot pasi ka kaluar plot 1 vit, duhet rimenduar: kush është i djathë e jo thjesht ushtar i tarafit, kush është demokrat vërtet e jo demokrat rastësor e stinor sa për interesa momentale, duhet të shkëputet prej atij modeli.

Ishin zhgënjyer me plot të drejtë me Lulzim Bashën, me paaftësinë e tij, me inkompetencën e tij në parti, me klientelizmin e panevojshëm. Ndoshta ishte krejt normale pasi shpresuan me sinqeritet se do të vendoset votë, meritë, rregull, rifreskim, demokratizim.

Iu premtoi rithemelim të vlerave demokratike dhe të votës, iu dha orientimin e votës dhe “komandimin nga lart” se kush do jetë fituesi. Iu premtoi hapsirë dhe meritokraci, iu la atë që ka qenë gjithmonë, fijet e ngushta dhe lidhjet e ngushta me dy-tre persona, si kusht për tu ngritur në karrierë.

E djathta shqiptare duhet të jetojë si ide, si mentalitet, si botëkuptim, si qasje ndaj ekonomisë, shtetit, pronës, drejtësisë e rendit. Jo si person. Po u pa si person, nuk është e djathtë, është kult primitiv individi.

Latest articles

Related articles