Pritja ka marrë fund, Cristiano Ronaldo po përgatitet të bëjë debutimin e tij me Al Nassr.
Siç raporton gazeta portugeze Record, duke cituar median saudite ‘Al-Riyadh’, Al Nassr ka gjetur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën me senegalezin Vincent Aboubakar, i cili çuditërisht mund të përfundonte pikërisht te Manchester United, duke liruar hapësirën e synuar për futbollistin e pestë të huaj, që do të ishte për Ronaldo.
I futur në listë, CR7 do të ishte kështu plotësisht në dispozicion të trajnerit Rudi Garcia, gati për të debutuar më 22 janar kundër Al Ittifaq.