PLL, Pepmarku: Të përfshihen studentët në paketën e ndihmës ekonomike!


Geralda Pepmarku, Kryetare e Forumir Rinor Studentor PLL, përmes një komunikimi publik ka deklaruar se qeveria duhet të përfshijë studentët në paketën e ndihmës ekonomike! Sipas saj studentët dhe të rinjtë nuk janë prioritet.

FORUMI RINOR I PARTISE LËVIZJA E LEGALITETIT.

Studentët duhen të përfshihen sa më parë në paketën e ndimës ekonomike nga ana e qeverisë.

Qeveria po mbyll sytë ndaj problemeve që po hasin sot stundetët shqiptarë në këtë situatë krize të rritjes së çmimeve dhe nuk i merr ata fare parasysh

Për herë të tretë, qeveria “Rama” nuk i përfshin të rinjtë dhe studentët në asnjë llojë pakoje ndihme ekonomike.

Italia jep çdo vit 500 euro për të rinjtë për abonime kulturore dhe veprimtari për formimin profesional.

Qeveria nuk e di që përgjatë një viti akademik një student shpenzon rreth 4 mijë euro, ndërkohë kur dihet niveli ekonomik i familjeve të tyre, e prandaj ato detyrohen të lënë deri edhe orët e mësimit për të punuar.

PLL rithekson nevojën për politika rinore dhe studentore me fokus, rritjen e cilësisë në Arsimin Universtar, uljen e tarifës së studimit, akomodimit, transportit, librat apo mjete të tjera të nevojshme për mësim/formim, me qëllim qê rinia të ketë lehtësira në shkollimin e saj brenda vendit për ku edhe duhet të investoj dijet dhe potencialet e veta studimore.
Kryetare e Forumir Rinor Studentor PLL.
Geralda Pepmarku.

Latest articles

Related articles