Pas dy fitoresh radhazi, Real Madrid është mposhtur 2-1 nga Villareal në transfertë, duke zbritur kështu në vendin e dytë me pikë të barabarta me Barcelonën kryesuese (38 Pikë).
Ngacmimet ishin prezente në pjesën e parë, Karim Benzema flirtoi me golin në fillimin e ndeshjes, por vetëm kaq.
Në minutën e 46-të, Mendy bën një gabim në mesfushë, vendasit përfitojnë dhe ia dalin të shënojnë me Pino, pas një asisti të Moreno.
Loss Blancos do futeshin përsëri në lojë, madje do barazonin me Karim Benzema, sulmuesi francez “tundi rrjetën” nga pika e bardhë e penalltisë.
Të besuarit e Setien gjejnë forcat për të marrë përsëri avantazhin, këtë herë përfundimisht me Moreno, me 11-metërsh, ekzekutim perfekt i tij.