Murati: Berisha e Meta opozitë luksoze, kanë hezituar të jenë në terren

Erl Murati analist në një intervistë për RTV Ora me Beti Njuma  tha se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste i janë dukur vitet e fundit si “një opozitë të pasur, një opozitë luksoze e cila ka hezituar dhe nuk është shumë e pranishme në terren”.

Sipas tij “opozita duhet të bëjë shumë më shumë se çfarë po bën për të qenë alternativë e besueshme për shqiptarët”.

Erl Murati: Vullnetin për punë për takime me njerëzit, për tu lodhur në fushatë duhet ta ketë PD dhe PL pra përfaqësuesit e opozitës. Gjatë viteve të fundit unë kam parë një opozitë të pasur, një opozitë luksoze e cila ka hezituar dhe nuk është shumë e pranishme në terren. Dhe këtu nuk flas thjesht për postera pasi burimet financiare të PS janë më të mëdha por besoj se opozita duhet të bëjë shumë më shumë se çfarë po bën për të qenë alternativë e besueshme për shqiptarët.   

Latest articles

Related articles