Legalistët kërkojnë vendosjen e bustit të figurës heroike gjeneral Abaz Kupit

Kryetari i PLL z.Axhami përmes një komunikimi publik ka bërë të ditur kërkesën për vendosjen e bustit të figurës heroike gjeneral Abaz Kupit.

Ky vit, Viti 2023, përkon me 80-vjetorin e krijimit të Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit prej Abaz Kupit.
Duke u nisur për kush ishte gjeneral Abaz Kupi;
Meritat e Tij si patriot e nacionalist,
-Pjesmarrës përkrah Ahmet Zogut në Luftën e Koplikut më 1920.
-Komondant xhandarmarie në kohën e Mbretërisë Shqiptare.
-Hero i rezistencës antifashiste me 7 Prill 1939,
-Një prej drejtuesve kryesor të Konferencen e Pezes, antarë i KANÇ, përfaqësues i çetave nacionaliste, deri në Marrëveshjen e Mukjes
-Nismëtar dhe organizator kryesor i Marrëveshjes së Mukjes, luftë në një front të përbashkët për Shqiperi Etnike dhe Mbretëri.
-Krijues i Organizatës Kombëtare Levizja e Legalitetit në 1943, për të arritur atë që nuk u artit me sabotimin e Marreveshjes se Mukjes.
-Pjesëmarrës aktiv ne luftë për çlirimin e atdheut, krahu nacionalist ne bashkepunim me misionin anglez në Shqiperii dhe ne kordinance me Mbretin Zog.
-Patriot nacionalist në diasporë i cili gjithë jetën dhe kontributin e vet e lidhi për një Shqipëri Etnike, për Mbretëri dhe për një Shqipëri pa komunizem.

Me bindje, se një vlerësim i tillë edhe pse i vonuar duhet, në emër të Kryesisë PLL dhe të gjithë legalistëve-zogisto-mbretëror, kam vendosur të nxjerr,

Urdhërin, për zbatim, si me poshtë

Nr.extra.prot. Tiranë, më 07 01 2023

Partia Levizja e Legalitetit
adresa: Rruga “Muhamet Gjollesha” Tiranë.

Urdhër nr. 1/23. Tiranë, më 07 01 2023.

Në dijeni të Oborrit Mbretëror Shqiptarë.
Tiranë.

Duke marrë parasysh se:

(i) Viti 2023 përkon me 80-vjetorin e themelimit të Organizatës Kombëtare Levizja e Legalitetit, prej gjeneral Abaz Kupit.
(ii) Gjeneral Abaz Kupi, mbetet heroi kryesor i rezistencës kundër pushtimit italian me 7 prillit 1939, drejtues aktiv ne luftën per çlirimin e atdheut, themelues i Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit, dhe një udhëheqës i përpjekjeve për rrëzimin e regjimit komunist në Shqiperi.
(ii) Figura e gjeneral Kupit, edhe pse duhej, nuk është nderuar në dinjitetin që i takon nga ana e shtetit shqiptar;

Urdhëroj:

1. Ngritjen e grupit të punës me objekt “Ideimi, realizimi dhe financimi i bustit të gjeneral Abaz Kupit dhe inaugurimin e tij me vendosjen në një hapësire publike dinjitoze”.

2. Grupi i punës do të perbehet, përveç tre antarëve të Kryesisë PLL edhe nga:
a-Perfaqësues i Oborrit Mbretëror.
b-Përfaqësues të Diasporës.
c-Anëtar të Familjes Kupi
d-Historian, shoqëria civile.

3. Detyrat e grupit të punës përfshijnë:
a. Identifikimin e skulptorit;
b. Miratimin e koncept-idesë dhe paraqitjes grafike të shtatores ;
c. Mbikqyrjen e realizimit të shtatores dhe marrjen e saj në dorëzim nga skulptori ;
d. Mbledhjen e fondeve pranë dashamirësve brenda dhe jashtë vendit ;
e. Identifikimin e sheshit ose hapësirës publike të vlerësuar si më të përshtatshëm dhe të mundshëm për ngritjen e shtatore ;
f. Aplikimin për leje pranë bashkisë përkatëse, ku do të ngrihet busti.
g. Organizimin e inaugurimit të shtatores në nëntor 2023 që përkon me 80-vjetorin e themelimit të OKLL dhe 111 vjetorin e Pavarësisë së vendit;

4. Sekretari i grupit të punës raporton një herë në muaj për aktivitetet e ndërmarra nga grupi i punës në lidhje me objektin e tij.

5. Ky Urdhër hyn në fuqi menjëherë.

6. Ngarkohet sekretari për komunikimin e urdhrit anëtarëve në adresat e tyre elektronike dhe përmes whatsapp.

Me respekt,

Shpëtim Axhami
Kryetar
Partia Lëvizja e Legalitetit.🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Latest articles

Related articles