Kishte ruajtur një kopje të çelësit dhe hynë brenda me maska! Si arritën të grabisnin banesën nënë e bir! Çfarë i “tradhtoi”

Rozeta Dobi dhe Havier Dobi dyshohen nga policia të jenë autorët e grabitjes së një shume prej rreth 120 mijë euro në një banesë në “Rrugën e Kosovarëve”.

49-vjeçarja dhe djali i saj, janë arrestuar nga efektivët e Komisariatit Nr. 2, pas një hetimi me metoda speciale proaktive.

Nga provat e siguruara nga policia, rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja Rozeta Dobi ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve, në bashkëpunim me djalin r saj, ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.
Mësohet se gjatë kohës që punonte si pastruese, 49 vjeçarja ka kryer vjedhje në banesë duke marrë bizhuteri e sende me vlerë por paratë janë marrë me djalin e saj në 15 dhjetor.

Pronari i banesës dhe vajza e tij nuk kanë qenë në shtëpi ditën që është kryer grabitja.
Ata kanë treguar në polici se celësin ia kishin dhënë edhe zonjës që punonte tek ata më parë.

49-vjeçarja rezulton se kishte ruajtur një kopje të çelësit dhe më 15 dhjetor ka hyrë me të birin në banesë.

Prova më e rëndësishme e policisë ishte fakti se dera e banesës nuk ishte hapur me forcë por me celës.

Mësohet se ditën që kryen grabitjen nënë e bir kanë qenë të maskuar.

Latest articles

Related articles