Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 32-vjeçare akuzohet për vrasjen e foshnjës së saj 7 ditëshe, duke e hedhur në lumin Kir.
Policia tha se kishte marrë informacione se mbrëmjen e të premtes, 6 janar, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir.
“Pas kontrolleve të ushtruara gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës”, konfirmoi policia e cila i ka vënë prangat shtetases Orjana Gremi, 32 vjeçe, banuese në fshatin.