Gazetari zbulon çfarë po ndodh me Jeton Lamin, bodigardin polic të Vis Martinajt

Nga Elton Qyno

Mbrëmjen e djeshme, u krye përhapja me shpejtësi e një lajmi shterpë se Prokuroria e Laçit, i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Lartë, për lejimin marjes në pyetje të oficerit të policisë, Jeton Lami, i arrestuar qysh prej muajit Gusht, si zyrtari policor që shoqëronte të kërkuarin e SPAK, Ervis Martinaj.

Titujt buçitën mbrëmjen e djeshme me një lajm totalisht të remë që nuk kishte as bazë ligjore në atë çcfarë po raportonin dhe as sens drejtimi në atë që donin të thonin.

Së pari, prokuroria e Laçit por edhe prokuroritë e tjera, makar SPAK-u, nuk ka asnjë tagër ligjor që ti drejtohet Gjykatës së Lartë, me një kërkesë për lejimin e marjes në pyetje të një të arrestuari, që në këtë rast është Jeton Lami.

Së dyti, një i arrestuar në Shqëipëri s’mund të flasi dhe të japi shpjegime se do gjykata e Lartë apo qoftë dhe gjykatat e mëposhtme. Dhënia e deklarimit para OPGJ-së apo prokurorit, bëhet vetëm me dëshirën dhe vullnetin ekskluziv dhe ligjor të vetë personit të arrestuar apo proceduar. S’mund t’ja hapësh gojën askujt, me vendim gjykate.

Së treti, faza e marjes në pyetje e personit të arrestuar për rastin e Jeton Lamit, është ezauruar qysh në seancën e datës 23 Gusht 2022 në gjykatën e Kurbinit, ku ligji parashikon që çdo i arrestuar të dalë para gjykatës brenda afatit 5 ditor nga momenti i ndalimit dhe të pyetet për akuzën që i atribohet.Njëherësh brenda këtij afati bëhet dhe verifikimi i kushteve për caktimin e masës së sigurimit personal. Kjo procedurë është kryer dhe Jeton Lami, ka refuzuar të japë shpjegime para gjykatës, pasi një gjë e tillë është e drejta themelore e tij.

Së katërti, Gjykata e Lartë nuk detyron me vendim, askënd të flasi ose të mo flasi.

Së pesti,Prokuroria e Kurbinit nuk ka bërë asnjë kërkesë në Gjykatën e Lartë, dhe jo më dy siç raportonin mediat.

Së gjashti, Kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë, e ka bërë vetë i arrestuari Jeton Lami, i cili ka rregjistruar kërkesën në sekretarinë e Gjykatës së Lartë, në 5 janar 2023.

Së shtati, kërkesa e oficerit Jeton Lami i arrestuar për “Shpërdorim detyre”, është krejt legjime, pasi ai ushtron rekurs dhe kërkon të gjykohet në një shkallë më të lartë se gjykata e Kurbinit dhe Gjykata e Apelit Tiranë, që kanë vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.

Latest articles

Related articles