Në kushtet kur është goditur sistemi bankar, shqetësimi më i madh i qytetarëve është siguria e llogarive të tyre.
Sipas ekspertit të IT, Endri Meksi, është e pamundur që të boshatisen llogaritë dhe paratë të transferohen diku tjetër.
Ndërsa fikja e sistemit bankar nuk është një opsion, pasi do të kishte pasoja të mëdha.
“Skenari i boshatisjes i të gjithë llogarive, i të gjithë qytetarëve është inekzistent, jo vetëm nga ky sulm konkret, por në tërësi nga çdo lloj sulmi. Nuk është se këto para mund të transferohen diku dhe të mund të avullojnë, paratë janë në gjendje në Shqipëri. Kompjuterat funksionojnë duke mundësuar kalime të çastit në nivel digjital po herat a vonë bankat bëjnë midis tyre, atë fazën e kleringut të cash-it, në të vërtetë ai nuk ka lëvizur. Kështu që nuk ekziston risku që dikush të futet në sistem dhe ai të zbrazka 500 milion euro të një banke të tërë, cilado bankë qoftë ajo”, tha Meksi.