Regjistroi bisedën “fshehtë” mes Berishës dhe Ramës, si u shua e gjithë familja e piktorit Karanxha!

Pas dëgjimit të regjistrimit të bisedës së tre eksponentëve kryesor të politikës, Sali Berisha, Edi Rama dhe Azem Hajdari, në studion e piktorit Ramadan Karanxha, natyrshëm nis kurioziteti kush është ky artist, që ka patur “maninë” të regjistronte gjithçka. Pas kërkimeve del se pas këtij mbiemri qëndron një tragjedi…, nga ato që s’i mban dot as dheu’.

Ramadan Karanxha me profesion të parë kimist ka sjellë disa risi në art, përdorimin e teknikave të kimisë në pikturë, prodhimin e ngjyrës së kuqe, punime në metal, etj.
Pasionin për pikturën ja përcjell birit të tij, Dorit, i cili martohet me një tjetër piktore me të cilën kishte një vajzë. Kërkimet në google tregojnë se piktori Dorian Karanxha humb jetën në moshën 37 vjeçare si pasoj e atakut miokardit, lë pas familjen e tij të vogël, gruan Dienën dhe vajzën, Esiela. Por, tragjedia nuk përfundon këtu.
Më shkurt 2018 bashkëshortja e të ndjerit hap një ekspozitë në Durrës me pikturat e tre brezave, Ramadanit, Dorit dhe vajzës 8-vjeçare Esielës. Nuk kaloi shumë kohë dhe ndodhi tërmeti i 26 nëntorit 2019. Nga rrënojat e një pallati në Durrës u nxorr trupi i pajetë i vajzës 8-vjeçare Esielës dhe i së ëmën ende gjallë. 2 orë pas publikimit të lajmit mbi të bijën ndërroi jetë në spital dhe e ëma.

Familja u bashkua në jetën e përtejme.

Të Zotit jemi dhe te ai do të kthehemi! Amin!/Deniz Cupi Xhoga

Latest articles

Related articles