Merkato, PSG largon Neymar për 100 mln euro

Sipas të përditshmes “Sport” aventura e Neymar Jr. në Paris është drejt fundit. Mësohet se klubi francez po programon të ardhmen pa yllin brazilian.

Në shitje – Sipas “Sport”, PSG është e bindur në vendimin e saj dhe për këtë motiv ka vendosur dhe çmimin për kartonin e lojtarit. Sipas “Sport” klubi në fjalë është gati të privohet nga shërbimet e 30-vjeçarit për 100 milionë euro. Klauzola në kontratën e futbollistit është edhe 50 milionë më e lartë, por PSG është gati të heqë dorë nga diferenca për të bërë të mundur transferimin. Kontrata e brazilianit me klubit skadon në 2025 ndërkohë që paga vjetore e tij mësohet të jetë plot 40 milionë euro në vit.

Të sigurt – Për momentin ende nuk dihet se kush do të jetë zëvendësuesi i Neyamr në Paris. Mbappe dhe Messi kanë vendin e sigurt në sulmin e kryeqytetasve.

Latest articles

Related articles