Emri i shqiptarit që u qëllua nga fqinji në Itali pasi i dëmtoi shtëpinë me ekskavator

Gëzim Dodoli, 59 vjeç, është shqiptari i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e së enjtes në Itali nga fqinji i tij. Mediat italiane kanë publikuar edhe emrin e autorit të ngjarjes së rëndë, i cili është Sandro Mugnai, 53 vjeç.Gëzim Dodoli u qëllua për vdekje me pushkë nga Sandro Mugnai pasi shqiptari tentoi t’i shkatërronte shtëpinë me ekskavator.Famulltari i zonës, Don Natale Gabrielli tregon për mediat italiane se dy familjet dikur kishin hyrje-dalje. “Kam shkuar disa herë të ha tek të dyja familjet. Fëmijët, sot të rritur, shërbenin në meshë me mua dhe rrinin në famulli. Më pas familja Dodoli u transferua në Milano, por prej disa kohësh, Gëzimi ishte kthyer i vetëm. Se çfarë ndodhi nuk e di, por di që ndoshta Sandro donte të mbronte familjen e tij. Çatia po binte për shkak të goditjeve të ekskavatorit, do të kishin vdekur të gjithë të shtypur”, thotë ai.

Latest articles

Related articles