Tabaku godet Ramën për bordin e karburanteve. Çmimet vendosen nga oligarkët me bekim qeveritar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama se kësti i parë që do marrë qeveria nga taksa e jashtëzakonshme e kompanive të prodhimit të energjisë, do u shkojë në formë ndihme për pensionistët.

Në një postim në Twitter, Tabaku shtron pyetjen se pse mos të ndiqet e njëjta praktikë edhe me bordin e karburanteve.

Sipas deputetes demokrate, çmimet e karburanteve vendosen nga “Bordi i Oligarkëve” me bekim qeveritar. Ajo shkruan se këto çmime kanë për synim vetëm të pasurojnë oligarkët dhe të shtrenjtojnë kostot për qytetarët.

Postimi i Jorida Tabakut:

Taksë e jashtëzakonshme për energjinë që tu shkojë pensionistëve? Ok!

Po pse jo edhe e njëjta për Kompanitë e Karburanteve që kanë thuajse 10 muaj që vendosin çmimet e naftës, më të shtrenjtat në rajon, nën frymën e bordeve komuniste?

Një taksë që mund të shërbejë për të zbutur inflacionin socialist që ka goditur familjet shqiptare që prej 10 muajsh paguajne dpd naftën me +200lek/litër. Një çmim i vendosur nga Bordi Oligarkëve me bekim qeveritar por që pasuron oligarkët dhe shtrenjton çmimet qytetarëve!

Latest articles

Related articles