“Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme”, Rama: Më keto të ardhura do

Qeveria ka vendosur që në prill të mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një skemë të shkruar me dorë, teksa shkruan se kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategoritë më në nevojë

“Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë dhe siç jemi zotuar, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategoritë më në nevojë❤️” shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë që pak muaj më parë kryeministri Edi Rama tha se do të vendoste një taksë të Jashtëzakonshme për për tre prodhuesit më të mëdhenj të energjisë.

Çfarë është Tatimi i Jashtëzakonshëm?

Tatimi i Jashtëzakonshëm është një dekretligj i vitit 1946 që përcaktoi së të gjitha kompanitë tregtare shqiptare duhej të paguanin në tatim ekstra prej 30 % .

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2000, ky dekretligj është ende në fuqi. Tatimi i jashtëzakonshëm u përdor për të mbushur arkën e shtetit të ri komunist nga njëra anë dhe për të ulur fuqinë financiare të klasës së pronareve dhe tregtareve të paraluftës në kuadër të përpjekjeve për vendosjen e monopolit politik të komunisteve.

Latest articles

Related articles