Nga Selim Kurti
_________________
Mesuesit hungarezë kane vendosur te zhvillojne nje proteste origjinale: te marshojne per gjashte dite rresht, duke pershkuar plot 180 km.
Nga Miskolc-u ne lindje deri ne Budapest: per te terhequr vemendjen e opinionit publik rreth problemeve te renda te arsimit publik ne Hungari.
Ky marshim eshte nje pershkallezim i protestave qe kane nisur prej shtatorit 2022: ne formen e grevave dhe mosbindjes. Kunder te cilave qeveria ishte kunderpergjigjur edhe me pushime nga puna.
Protesta mbeshtetet edhe nga nxenesit e prinderit.
Per çfare protestojne mesuesit hungareze?
– per shkak te rrogave te uleta: pak me shume se 500 euro ne fillim te punes;
– per shkak te mungeses ne rritje te personelit, pasoje e pakenaqesise se mesuesve ne pergjithesi;
– per shkak te mungeses se lirise ne mesimdhenie;
– per shkak te programeve te vjetra, te papershtatshme per perballimin e kerkesave te kohes.
– per shkak te teksteve qe hartohen nga autorë konformistë proqeveritarë: me permbajtje nacionaliste, ksenofobe dhe qe ngrene ne qiell Viktor Orbanin.
Po ne a duhet te protestojme?
Fjale e huaj!
Ne jetojme te lumtur ne atdheun socialist, fanar ndriçues ne brigjet e Adriatikut, keshtjelle kryelarte dhe e pamposhtur nga armiqte e eger te botes borgjezo-revizioniste.
Edhe pse te pakpaguar e te pakvleresuar, per hir te Atdheut (e te partise) jemi gati t’i falim te gjitha: deri ne veteflijim!!!