Luizi dhe Kiara pozojnë së bashku para kamerave…

Kiara foli me Luizin për debatet e tij brenda shtëpisë. Ajo mori kohë për ta këshilluar, që të mos ndikohet nga protagonizmi.
Në anën tjetër Luizi i tha se kur është me atë nuk mendon për të tjerët në shtëpinë e Big Brother.
“Shkurt muhabeti. Jam me ty i harroj të gjitha, nuk më intereson. Që të futem dhe njëherë duhet të them ku e lashë. Nuk i llogaris fare, me gjithë respektin që kam. Prania jote aq sa më ka bërë mirë, më ka bërë dhe keq. Më ke marr goxha energji, ta kisha harxhuar andej do dilja lider”, tha Luizi.
Pas këtij diskutimi, Luizi afroi Kiarën te kamera për të bërë foto. Të dy të qeshur, pozuan për kamerat e Big Brother Albania VIP 2.
“A e di se na bëjnë foto? Dil këtu. Edhe na e japin kur të dalim, e kujtojmë”, tha Luizi që fitoi të qeshurat e Kiarës.

Latest articles

Related articles