Kemi filluar të ikim edhe nga qejfi

Nga Fatmir Gjoni

Zgjodha vetëm këtë element nga analiza informale që po bën qeveria.
Nuk e di sesi e lexojnë ata zotnitë tek Vila 31 por unë e lexoj kështu:

Nga 8 miliardë njerëz që ka gjithë bota, Shqipëria me atraktivitetin e saj turistik ka vjelë prej tyre 2.2 miliard euro. Dhe mos të harrojmë se mbi 70% e po këtyre janë shqiptarë (50% janë nga Kosova dhe gati 20% janë shqiptarë nga trevat e tjera ose shqiptarë që kanë marrë nënshtetësi të huaj). E ardhura nga turistët jo-shqiptarë nuk i kalon 600 milion euro. Ose e përpjestuar i bie që secili nga ne të ketë “pëfituar” rreth 220 euro në vit ose 60 cent/ ditë për frymë.
Ndërkohë vetë me një popullsi prej vetëm 3 milion njerëz ka nxjerrë jashtë shtetit 1.3 miliard euro ose gati 433 euro/frymë në vit. Do thoni ju që persoanlisht nuk i keni harxhuar kaq lekë jashtë shtetit. Jo mo, jo ti. Ç’ne ti! Por kur bën analiza statistikore ato bëhen për fryme sespe je edhe ti frymor e llogaritesh, por jo se i ke harxhuar ti. Ato 1.3 miliardët i kanë harxhuar ata që bëjnë 4 sezone pushime, që marrin chartera privat dhe që rrijnë në hotele me 5000 euro nata dhe që hanë darka e dreka tek Nusreti.
Po çfarë tjetër do të thotë kjo: që shqiptarët edhe kur janë mirë edhe kur janë keq zgjedhin të largohen prej saj. Me pak fjalë ky vend nuk bën as për hallexhinjtë e as për të pasurit. Sipas këtyre të dhënave ikja “nga qejfi” nga Shqipëria është rritur me 70%.

Latest articles

Related articles