Zbardhet emri i ekzekutorit në atentatin ndaj biznesmenti Edmon Papa

Është zbardhur emri i ekzekutorit në atentatin ndaj biznesmenti Edmon Papa, pasditen e 16 Dhjetorit në hyrje të një lokali në zonën e Selitës në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Andrew Bode, 44 vjeç, nga Berati, por banues në Tiranë. Dyshohet se ai nuk është larguar jashtë territorit të Shqipërisë dhe shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle në qytete të ndryshme, ku mund të jetë strehuar. Më herët, ai është njohur edhe me emrin Edvin Bode.Mësohet se Andrew Bode e ka pritur biznesmenin tek vendi i ngjarjes në afërsi të një supermaketi brenda një makine tip Smart të zi e cila rezulton të jëtë më qira.

Sapo ka parë që Papa doli i vetëm nga banesa ai ka lajmëruar Albano Velon që të qëndrojë në gadishmëri për tu larguar më pas të dy nga vendi i ngjarjes me mjetin Audi A4 me targa belge që drejtohej nga ky i fundit.

Në momentin kur biznesmeni 49 vjeçar, Edmond Papa është ulur në lokal autori ka hapur zjarr dhe është larguar nëpër rrugica ku e priste Albano Velo.

Po ashtu një kamer tjetër sigurie ka pikasur momentin kur mjeti Audi A4 ka dalë nga rruga “Irfan Tomini” dhe i është drejtuar “Pallatit me Shigjeta” për tu larguar më pas drejt autostradës.

Sipas vëzhgimit ata janë rikthyer sërisht në Tiranë pas disa orësh por me rroba të ndryshuara nga ato që kishin përdorur gjatë krimit.

Albano Velo është arrestuar si organizator i kësaj vrasje, teksa ka patur edhe rolin e vëzhguesit ndërsa Andrew Bode është shpallur në kërkim si autori i kësaj vrasjeje.

Latest articles

Related articles