Tarifat e skanimit në dogana, antiligjore – Raporti i qeverisë: Bizneset të çlirohen nga pagesat

Pagesat që bizneset kryejnë për tarifën e skanimit në dogana ende konsiderohen një çështje larg direktivave europiane që duhen zgjidhur për integrimin e mëtejshëm. I vendosur si një kusht për realizimin e pikave për në Bashkimin Europian, tarifa e skanimit ende nuk ka marrë zgjidhje. Në raportin Kombëtar për Integrimin Europian 2023-2025 thuhet se vendosja e “Tarifave të skanimit” për deklaratën doganore vazhdon të jetë në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit e cila ndalon detyrimet doganore ose tarifat që kanë efekt të ngjashëm në tregtinë midis BE-së dhe Shqipërisë.

Ky problem është adresuar vite më parë edhe nga OKB e cila i konsideronte antiligjore këto tarifa. Aktualisht procesi i skanimit kryhet në Degët Doganore Kapshticë, Kakavijë, Morinë, Durrës dhe Qafë Thanë.

Të tjera çështje që shfaqen si problem për doganat shqiptare janë dhe kontrabanda ndërkufitare por dhe korrupsionit.

Kontrabanda ndërkufitare e produkteve të duhanit dhe aktivitete të tjera të paligjshme në rajonet kufitare vazhdojnë të jenë një fushë e rëndësishme ku nevojitet përmirësimi i mëtejshme i mjeteve të bashkëpunim dhe ato kundër mashtrimit. Për intesifikimin e përpjekjeve për të vazhduar luftën kundër kontrabandës, korrupsionit dhe importit të produkteve të falsifikuara duhen forcuar kapacitetet administrative dhe të përmirësohet bashkëpunim midis organeve të përfshira. Për periudhën 1 janar 2022 – 15 tetor 2022: Janë konstatuar 20 shkelje doganore kundërvajtje administrative dhe 13 shkelje doganore kontrabandë.

Në raport thuhet se për 2023 prioritet doganat kanë avancimin me regjistrimin e operatorëve ekonomik të autorizuar, ndjekjen e luftës kundër kontrabandës, dhe trafiqeve të paligjshme importeve të produkteve të falsifikuara dhe korrupsionit, përmirësimin dhe zhvillimin e sistemit informatik doganor për deklarimin para mbërritjes së mallrav. Miratimi i dispozitave zbatuese në lidhje me procedurat për vendosjen e gjobave nga autoriteti doganor në rastet e mosdeklarimit apo deklarimeve të rremë të parasë cash në kufi si dhe lufta kundër shkeljeve ndaj pronësisë intelektuale në doganë, sistemit të menaxhimit të riskut sipas modeleve të harmonizuara të menaxhimit të riskut të BE-së, si dhe bashkëpunimit aktiv me partnerët kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Marinela Lina

Latest articles

Related articles