Kryeministri Edi Rama pritet ta nis vitin e ri 2023 me një mbledhje me kabinetin qeveritar.
Burime për Euroneës Albania bëjnë me dije se mbledhja pritet të mbahet në Vilën 31 në kryeqytet dhe pritet të nis rreth orës 15:30 të pasdites së sotme.
Nuk dihet ende agjenda apo arsyeja e mbledhjes së kabinetit qeveritar këtë të martë, por me shumë gjasa do të jetë një mbledhje pune për nisjen e vitit të ri 2023.
Nderkohe, që ditën e nesërme është planifikuar që kryeministri të mbajë një takim me drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarqe.