Gripi në vend | Skëndaj: 480 raste në urgjencë, ISHP nuk ka qartësuar cili virus është në qarkullim

Ditët e fundit në vend, fëmijë dhe të rritur janë paraqitur në urgjencë me temperaturë të lartë dhe shenja që shkaktohen nga gripi ose virusi.

Shtimi i rasteve gripale në të dy urgjencat në Tiranë ka arritur kulmin në natën e ndërrimit të viteve, bën të ditur për edicionin e lajmeve në MCN TV, gazetari Erion Skëndaj.

Kemi një situatë të shtuar sipas mjekëve, ka arritur kulimin e rasteve të paraqitura në urgjencën e infektivit.

Nata e vitit të ri, në urgjencën e infektivit, ka shënuar rekordin e rasteve të rënduara me influencën e stinës, që ka arritur në 240 edhe në Infektiv.

Nëse bëjmë një mbledhje, 240 në urgjencën qendrore dhe 24 te urgjenca e infektivit, kemi 480 raste vetëm në këto dy urgjenca, pa llogaritur urgjencën pediatrike që atje gjithmonë është një situatë alarmi kur vjen dimri.

Sipas gazetarit Skëndaj, ajo që ngre ende dyshime në krahasimet mes virozëve dhe covidit, është fakti se ende Instituti i Shëndetit Publik nuk ka qartësuar zyrtarisht se çfarë lloj virusi ose forma gripale po qarkullojnë në vend.

Sa i përket formave, format janë të rënduara. Ajo që mbetet e paqartë është se i vetmi Instituti i Shëndetit Publik nuk ka bërë të qartë llojin e shtampës qarkulluese që po shkakton këtë lloj virusi kaq agresiv, që ngjan shumë me atë të shkurtit të vitit 2020 kur u mbushën gjithë spitalet.

Në fakt ne jemi ende në fazën kur covidin e kemi përqark, format e reja të nën varianteve omicron po dalin në qarkullim, por sipas mjekëve të infektivit, rezulton që format janë qartësisht virale të gripit.

Argumentimi i tyre është se gripi dallon nga covidi, për shkak të kohës së shkurtër te temperaturës, manifestimit të shenjave që ai ka, dy ditë temperaturë të lartë, më pas lihet një kollë, formate rënda kalojnë në bronkopneumoni dhe pneumoni.

Latest articles

Related articles