Një variant i ri dhe shumë infektues i koronavirusit po përhapet me shpejtësi

Një variant i ri dhe shumë infektues i koronavirusit po përhapet me shpejtësi. Sipas ‘Daily Mail’, varianti quhet XBB.1.5 dhe ka shkaktuar alarm në SHBA për shkak të përhapjes së shpejtë dhe rritjes së ndjeshme të të shtruarve në spital. Edhe Britania e Madhe ka regjistruar të paktën 25 raste me këtë variant. Varianti në fjalë është një version i Omicron-it dhe ka mutacione që e ndihmojnë të infektojë më mirë njerëzit dhe të shmangë mbrojtjen nga vaksinimi dhe infektimet e mëparshme. Ekspertët kanë deklaruar se ky variant është një alarm për autoritetet pasi mund të sjellë krizë nëpër qendrat spitalore. Megjithatë, zyrtarët janë shprehur se nuk ka të dhëna se ky variant shkakton sëmundje më të rëndë se variantet e mëparshme. Ky variant është një mutacion i dalë nga Omicron XBB dhe është pikasur për herë të parë në Indi në gushtin e vitit 2022. Përhapja e shpejtë e koronavirusit në Kinë ka shtuar alarmin në mbarë botën se njerëzimi mund të përballet me një tjetër valë të rrezikshme.

Latest articles

Related articles