“Kujdes me mua se kam një partner që më shikon!” – Olta Gixhari paralajmëron Luiz Ejllin!


Një veprim i Luizit e ka acaruar shumë Olta Gixharin.

Me sa duket këngëtari e ka tërhequr aktoren nga dora dhe ky veprim nuk i ka pëlqyer.

Në një bisedë me Efin, Olta ka treguar ngjarjen.

“Unë e di që ai nuk e bën me të keq, por nuk më erdhi mirë sepse unë kam dhe një partner që më sheh nga televizori. Po dhe sikur mos të kisha, mua të kapi njeri nga dora dhe të më tërheqi është e tepërt! Këtu me dorë nuk ka!”-u shpreh Olta, e cila më pas paralajmëroi Luizin që të mos e përsërisë më këtë veprim.

Olta Gixhari duket se ka marrë rolin e “shkuesit” në “marrëdhënien” e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.

Në përpjekjet e këngëtarit për t’ju afruar sadopak moderatores aty ndodhet edhe aktorja për t’i dhënë një dorë, apo edhe leksione si në rastin konkret.

Ditën e djeshme Olta papritur ka puthur Kiarën në buzë, për t’i treguar Luizit si “bëhet”. Nëse po prisni të themi që moderatorja reagoi keq, jo. Kiara duket se e kaloi me shumë sportivitet këtë veprim të Gixharit.

Nga ana tjetër së fundmi edhe shoqja e ngushtë e Kiara Titos, Liesa Haxhiasllani ka reaguar në lidhje me dyshen Luiz-Kiara.

Ajo ka postuar një foto sikur po merr Kiarën në telefon teksa krahas shkruan: Unë duke u përpjekur të lidhem me Kiarën për t’i thënë që mirësia e saj po merret si flirt.

Latest articles

Related articles