Nga lektoria e gjuhes angleze Ana Llazo
Anglishtja eshte gjuha që bashkon kombet dhe racat njerëzore në të gjithë globin. Potenciali i saj shtrihet ne shumë fusha të jetës duke përfshirë potencialin global per punësim dhe biznes, dipomatik, shkencor, teknologjik, kulturor dhe gjeresisht edukimin dhe atë social. Le ti marrim një nga një keto fusha duke e konsideruar anglishten si urën ndërlidhëse për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre fushave;
Punësimi dhe biznesi; Ne gjejmë gjithmonë një korrelacion midis lehtësisë se të bërit biznes dhe aftësise se gjuhes angleze te nje vendi, si dhe te folurit anglisht e cila lidhet me një produktivitet më të larte te biznesit, duke drejtuar suksesin ekonomik dhe duke ndihmuar ekonomitë të qëndrojne konkuruese.
Shkenca dhe teknologjia; Anglishtja si gjuha e shkencës dhe teknologjise përmirëson në nje shkalle te larte mentalitetin tuaj dhe dominon fushat e kërkimit shkencor. Ne kete menyre duke perdorur rezultatet ne anglisht mund të shkëmbehen gjerësisht kerkimet shkencore midis vendeve dhe rrit ndjeshëm menyrën per të ndarë kerkimet me shkenctaret ne pjese te ndryshme te botes.
Diplomacia; Nder gjuhet diplomatike anglishtja eshte gjuha e elitave dhe masave. Ajo nuk shfaqet si nje mjet i thjeshte komunikimi, por eshte shtylla kryesore e permbajtjes diplomatike dhe mundeson marreveshje diplomatike ndermjet aleateve te ndryshem. Ajo eshte gjithashtu zgjedhja per çeshtjet publike dhe ligjore.
Edukimi; Njohja e mirë e Anglishtes do t’ju hapë më shumë mundësi studimi dhe do t’ju bëjë dygjuhësh dhe më të punësueshëm në çdo vend të botës. Shumë faqe interneti janë në anglisht, kështu qe ju do të jeni në gjendje te studioni vetë duke marre ndihmë nga interneti dhe akses në njohuritë tuaja.
Kultura dhe socializimi; Anglishtja ju bën tolerantë ndaj kulturave të ndryshme, adopton ndryshime pozitive në stilin e jeteses, gjithashtu ajo ju mundëson të merrni pjesë në konferenca ose evente nderkombetare. Ngjarjet kryesore ne fushën e artit, kultures dhe sportit mbahen ne anglisht dhe konkurrentet ose komentuesit flasin ne anglisht kështu që mësimi i anglishtes do te jetë një përfitim i madh për ju.
Përdorimi i një gjuhe universale si anglishtja është i pashmangshëm, ai ju mundëson një shtrirje më të gjërë dhe kuptim më të mirë, gjë që ju çon në një përparim domethënës.