Hapen bastet online, EKSPERTI: Sfidë, mundësia e pastrimit të parave është e madhe

Bastet online do të hapen brenda 3 mujorit të parë të vitit 202. Çfarë fitimi pritet të kenë financat?

Fatos Çoçoli ekspert i ekonomisë thotë se hapja e basteve online do të jetë një sfidë.

Në një intervistë për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja u shpreh se është “një problematikë e madhe pasi mundësia e pastrimit të parasë është e madhe”.

Sakaq eksperti i ekonomisë thotë që “strukturat tona shtetërore e kanë në përgjegjësi absolute që të tregojnë mënyrën se si po përgatiten për ti kontrolluar këto struktura”.

Fatos Çoçoli: Në 2018 fitimi maksimal në kuptimin e të ardhurave në buxhetin e shtetit  ishte në nivelin e 50 milion euro. Viti më i mirë 2017. Nuk gjykoj se do të jetë në këto nivele pasi së pari nuk janë fizike. Ka pasur një përhapje të basteve fizike dhe në fshatrat më të largët. Është një aktivitet që duhet parë me kujdes pasi mundësia e pastrimit të parave përmes basteve online është aty, është shumë e madhe dhe mundësia e kontrollit të organizuesve është e ndërlikuar pasi kemi të bëjmë me faqe online që hapen jashtë territorit të republikës që është e vështirë të kontrollohen. Gjykoj se strukturat tona shtetërore e kanë në përgjegjësi absolute që të tregojnë mënyrën se si po përgatiten për ti kontrolluar këto struktura. Do të jetë një sfidë një problematikë e madhe pasi mundësia e pastrimit të parasë është e madhe.

Latest articles

Related articles