Shtohen përgjimet e dëshmitarët. Shtohen fondet për SPAK-un dhe BKH-në, të akuzuarit nën vëzhgim

Në tre vitet e ardhshme qeveria parashikon të shtojë shpenzimet sa i bindjes së personave të përfshirë në grupet kriminale për ti shndërruar në dëshmitarë. Sipas projektit për këtë periudhë do të financohen rreth 61 milion lekë të vjetra vetëm për këtë kategori. Si qëllim duket se do të jetë zbulimi i ngjarjeve që kanë mbetur enigmë, apo dhe e fakteve që do të sjellin në bankën e të akuzuarit kriminelë që i kanë shpëtuar drejtësisë.

Deri më tani rezulton që SPAK të ketë bindur 4 persona si dëshmitarë të cilët kanë zbardhur detaje nga ngjarje që kanë ndodhur deri në rreth 20 vite më parë por që për kohën nuk u zbuluan autorët.

Por po ashtu fonde shtesë do të ketë edhe për hetimin e dhe zbulimin e rasteve të rënda të shkeljes së ligjit. Kështu për byronë kombëtare të hetimeve të ngritur pranë SPAK, do të synohet rritja e kapaciteteve të përgjimeve

Pak ditë para se në krye të Prokurorisë së Posaçme të zgjidhej altin dumani, u publikua dhe studimi përmes të cilit synohet një buxhet prej 45 milionë lekësh që do të shërbejnë në interceptimin e bisedave telefonike, apo dhe përgjimet ambientale

Në fakt sipas raportit të dorëzuar në kuvend prej kryeprokurorit Olsian Çela në vitin 2021 u përgjuan 3400 ose rreth 9 qytetarë në ditë

Me interes nga plani veprimit është edhe struktura e ngritur brenda burgut të 313 e quajtur regjimi 41 Biss. Aktualisht, në të qëndrojnë të ashtuquajtur personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Por për të vijuar me projektin ky synohet që personat e rrezikshëm të izolohen për të mos komunikuar me të dënuar në tjerë apo dhe jashtë qelive të burgut për 3 vite do të jepet një fond prej 217 milionë lekësh ku institucioni përgjegjëse do të jetë Drejtoria e Burgjeve.

Latest articles

Related articles