Festat kanë diçka të çuditshme: janë të mbushura me gëzim, nostalgji dhe trishtim


Nga Çapajev Gjokutaj

E keni vënë re? Festat kanë diçka të çuditshme: janë të mbushura me gëzim, por aty këtu dhe në çaste sado fluturake stërpiken edhe nga nostalgjia, madje edhe nga trishtimi.

Mes gëzimit e haresë kujton festat e dikurshme, sidomos ato të fëmijërisë dhe ndjen mall e nostalgji për të shkuarën, për gjithçka që iku e vate, mbase edhe për përjetimet fëmijërore, më të bukura, më të çiltra e më drithëruese se këto të sotmet.

Trishtimi e dhimbja që stërpikin fluturimthi festat shpesh lidhen me kujtimin e të afërmve që i patëm e s’i kemi më. Dhe na ngjan se të dashurit e ikur vazhdojnë të na gjenden, duke na e bërë gëzimin më ngashënjyes e më drithërues.

Me gjasë përjetime të kundërtash gjallojnë në çdo festë, por natën e ndërrimit të viteve janë edhe më të pranishme. Me sa duket nga që në thelbin e kësaj ngjarjeje gjallojnë ikja dhe ardhja e viteve, rrjedhja e kohës.

Kjo puna e rrjedhjes të sjell në mend atë grekun e lashtë që tha se njeriu nuk mund të lahet dy herë në të njëjtin lumë, se uji rrjedh e s’është po ai, po edhe njeriu ndryshon dhe është e s’është më i njëjti. Ndaj le të nxitojmë ngadalë, gjithë vitin e kemi përpara.

Latest articles

Related articles