“Biografia e keqe” e Mirush Kabashit !

spot_img
Advertisements

Nga Nebil Çika

Këto lajmet (fake) për “vdekjen” Mirush Kabashit më kujtojnë një histori të tij që ma ka treguar regjisori Saimir Kumbaro, një emision ku diskutonim për filmat e realizmit socialist.

Producenti ynë ishte PPSH dhe duhet të merrje miratimin e saj jo vetëm për subjektin e fillimit por edhe për aktorët që do të luanin në të.

Kërkoja Mirushin për një rol tek filmi “Koncert në vitin 1936”, për rolin e komandantit të xhandarmërisë, më duket ! Nuk ma lejonte Durrësi se ishte me “biografi të keqe politke ” . Pata një diskutimi të gjatë me sekretarin e parë të PPSH të rrethit që kundërshtonte pjesëmarrjen e Mirushit si aktor, për shkaqe politike .
Nuk i mbushej mendja dhe kundrshtonte me forcë. Dukur u kujtova dhe i thashë : Po lejojeni se për rol negativ e dua .
Kaq mjaftoi dhe sekretari i parë i PPSH ndryshoi qëndrim : Po e do për rol negativ merre !
Kështu e sigurova nga partia lejen që Mirushi të luante në fillim.

Ishte një rregull i pashkruar në atë kohë që aktorëve me “biografi të keqe” di Mirush Kabashi , Ndrekë Luca , Robert Ndernika , Zef Mosi , Ferdinand Radi etje iu jepeshin, kryesisht, rolet negative në filma teatro etj vepra artistike- propagandistike të realizmit socialist – më tha Kumbaro !

spot_img

Latest articles

Related articles