VIDEO; Ja si do të zhvillohet varrimi i Papa Benediktit të XVI

Zyra e shtypit të Vatikanit informon se prej mëngjesit të datës 2 janar 2023, trupi i Papa Ratzinger do të jetë në Bazilikën e Shën Pietros në Vatikan për homazhe nga besimtarët.

Ndërsa varrimi i Ratzinger do të bëhet të enjten, më datë 5 janar, ora 9.30, në Sheshin “Shen Pietro”, dhe mesha e varrimit do te drejtohet nga Papa Francesku.

Papa Ratzinger ka lënë në testament se dëshëron të varroset në varrin e Papa Gion Palit të II, aty ku ai ishte i varrosur para se hyjnizohej e që ndodhet i pozicionuar në kriptën e Shën Pietros.

Pas hyjnimit trupi i Papa Gon Palit të II është zhvendosur në pranë Kapelës Pietà, veprës së Michelangelos në Bazilikën e Shën Pietros.

Janë në pritje miliona besimtarë katolikë nga e gjithë bota për t’i dhën lamtumirën e tij Papa së Nderit Ratzinger.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë Drejtori i Zyrës së shtypit në Vatikan, Matteo Bruni, me një mesazh të shkurtër ku shkruhej; “Me dhimbje informoj se Papa i Nderit Benedikti XVI ndërroi jetë sot në orën 9.34 në Manastirin Mater Eçlesiae në Vatikan”. Benedikti XVI, u zgjodh Papë më 20 prill 2005, e u tërhoq në jetën private në vitin 2013, duke ia lënë udhëheqjen e Kishës Jorge Bergoglio.

Papa Françesku në orët më të vështira të sëmundjes së tij u kërkoi besimtarëve të luteshin për të.

Latest articles

Related articles