Stoltenberg: Ukraina duhet të marrë mbështetje afatgjatë që të mbijetojë si shtet sovran

Vendet perëndimore duhet të jenë të përgatitura për të ofruar mbështetje afatgjatë për Ukrainën, pasi Rusia nuk tregon shenja të heqjes dorë, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Jens Stoltenberg u shpreh se mbështetja ushtarake do të siguronte mbijetesën e Ukrainës si një vend sovran dhe do ta detyronte Rusinë të ulet dhe të negociojë për t’i dhënë fund luftës.

“Programi i mobilizimit të pjesshëm të Rusisë, i urdhëruar në shtator, tregoi se Moska nuk kishte dëshirë për t’i dhënë fund luftës aktualisht. Forcat ukrainase patën një avantazh për disa muaj, por ne gjithashtu e dimë se Rusia ka mobilizuar shumë më tepër forca dhe shumë prej tyre tani janë duke u trajnuar. E gjithë kjo tregon se ata janë të përgatitur për të vazhduar luftën dhe gjithashtu po përpiqen të fillojnë një ofensivë të re”, tha ai.

Stoltenberg shtoi se NATO duhet të sigurojë që Ukraina të qëndrojë në një pozicion të fortë në rast të bisedimeve të negociatave midis dy palëve.

“Ne duhet t’i ofrojmë mbështetje Ukrainës tani, duke përfshirë mbështetjen ushtarake, sepse kjo është mënyra e vetme për të bindur Rusinë se ata duhet të ulen dhe të negociojnë dhe të respektojnë Ukrainën si një komb sovran i pavarur në Evropë,” tha Stoltenberg./ BBC

Latest articles

Related articles