Senatori amerikan, uron Sali Berishën!

Senatori amerikan republikan e anti-sorosjan Mr. Chim Pecs nga distrikti i Kamzasit në USA, ka uruar në emër të Amerikës së vërtetë, liderin lexhendar të demokracisë botnore por me banim në Tiranë tek rruga Salës, prof. dr. lexhandar Sali Berisha.

Senatori Pecs shkruan:

Lexhendari Sali. I pakorruptuari, i pastri, i dëliri dhe varfëri, Sali. Le ta dijë Amerika dhe bota, se as ti as Xeni nuk e njihni lekun, madje as dini t’i numëroni lekët. Ju as keni prona, as keni katandi e as pasuri. Janë shpifje të Geroge Soros. Viti 2023 është viti yt, o lexhendar. Duke qenë viti yt është automatikisht edhe viti i Mondi Spahos, i Edi Palokës, i Klevi Balliut, i Beni Ristanit, i Luan Baçit, i Ilir Metës, i Ylli Manjanit. Është viti i drejtorëve të hipotekave, drejtorëve të KSHA-Kolaudim, drejtorëve të patentave, drejtorëve të burgjeve, Aluiznit dhe çdo drejtorie. Popullin e ka marë malli për rikthimin tënd o lexhendë, kthehu bashkë me këta lexhendat e tjera. Viti 2023 është viti kur ne do rrëzojmë qeverinë e korruptuar të Joe Biden që të ka akuzuar ty për korrupsion. Pasi ta rrëzojmë qeverinë Biden, qeverinë e re të Amerikës eja emëroje vetë o lexhendari Sali, sepse vetëm ti e di se kush është i korruptuar e kush është i pastër në Amerikë. Eja krijo edhe në Amerikë televizionin tënd dhe tregoju amerikanëve cilat janë të vërtetat. Se ti je babai i të vërtetës. Gëzuar o lexhendë e demokracisë globale“.

Senator Chim Pecs

Latest articles

Related articles