Është shmangur një tragjedi në ditën e parë të vitit 2023.
Shkrumbohet autobusi i linjës Tiranë-Skrapar. Ngjarja ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Savrës në Lushnje!
Drejtuesi i mjetit pasi ka vënë re tymin në motor ka ndaluar autobusin dhe ka nxjerrë pasagjerët jashtë, sipas asaj që raporton News 24.
Shoferi mësohet se ka tentuar të shuajë flakët, por nuk ia ka arritur dot.
Raportohet paraprikisht se nuk ka persona të lënduar nga zjarri që përfshiu autobusin.
Shkak i ngjarjes dyshohet se ishte një shkëndije elektrike në pjesën e motorrit.