“Kujtova se erdhi Amerika” – si e përjetoi një arab festimet e vitit 1998

Çdo ndërrim vitesh, fishekzjarret pacifiste të kohëve tona më shkaktojnë një trazim të lehtë dhe afatshkurtër, i cili besoj që vjen nga përjetimet e fëmijërisë në 1997-n. Por ka më keq. Më 31 dhjetor 1998, një arab që punonte në një organizatë bamirëse dhe që banonte me qira në një objekt në pronësi të një të njohuri, u zgjua i llahtarisur pak para mesnate. Mes breshërive të automatikëve që nuk ishin dorëzuar ende, fishekzjarreve vigane që i lëshonin me mortaja apostafat dhe larmisë së shpërthimeve dhe krismave të tjera, dëshmitarët dëgjuan edhe ulërimat e lebetitura të komshiut arab, ku herë pas here spikaste emri Allah i përdorur në forma të ndryshme. Të nesërmen, i gjori kërkoi ndjesë dhe shpjegoi se kishte qenë në gjumë të thellë kur nisi kremtimi. Dhe ashtu i zgjuar mes asaj potereje krismash e gjëmimesh, dhe duke parë gjurmëlënësit që grisnin qiellin, fillimisht kishte menduar më të keqen: “Kujtova se erdhi Amerika”.

Nga Ervin Qafmolla

Latest articles

Related articles