Burgu ‘më çnjerëzor’ në botë ku ‘të burgosurit hanë trupa të të vdekurve për të mbijetuar’

Burgu Gitarama i Ruandës mund të meritojë të quhet burgu më i pisët, më i mbipopulluar dhe më brutal në Tokë, edhe pse një ish-guvernator pranon se është ‘e mundur’ që disa nga të burgosurit në këtë burg të jenë të pafajshëm.
Burgu Gitarama konsiderohet si një nga ferret më të mëdha mbi Tokë.
Burgu brutal në periferi të kryeqytetit të Ruandës, Kigali, u ndërtua në vitin 1960 si strehim për punëtorët britanikë. Më vonë ai u shndërrua në një burg të krijuar për të mbajtur rreth 400 të burgosur.
Aktualisht ai mban mbi 7.000 të burgosur dhe në kulmin e tij pas gjenocidit tmerrues të Ruandës në mesin e viteve 1990, u vlerësua se mbante më shumë se 50.000 të burgosur.
Burrat mezi gjenin një vend ku të uleshin ose të qëndronin, ku disa prej tyre madje flinin në tualetet e hapura, të mbushura me ujërat e zeza.
Nënkoloneli Charles Kayonga, komandanti i Gitarama në atë kohë, pranoi: “Është e mundur që disa të jenë të pafajshëm.”
“Nuk po them se metodat tona kanë qenë gjithmonë rigoroze. Por shumica dërrmuese e këtyre njerëzve janë vrasës.”
Edhe sot Gitarama është një mjedis tepër brutal. Vetëm një sasi të vogël ushqimi bazë që u jepet të burgosurve çdo ditë dhe mbipopullimin që çon në përleshje të shpeshta, besohet se disa të burgosur kanë tentuar të hanë trupat e të vdekurve për të mbijetuar.
Sipas një raportit të akorra.com, të burgosurit janë aq të uritur sa ndonjëherë “kafshojnë copa mishi nga njëri-tjetri” për të mbijetuar.
Ushqimi nuk është problemi i vetëm. Me kaq shumë burra të grumbulluar së bashku në kushte josanitare, sëmundjet përhapen vazhdimisht.
Brigitte Troyon e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, e cila ofron ndihmë mjekësore për burgjet e Ruandës, tha: “Gjysmë duzine njerëzish vdesin në Gitarama çdo ditë. Nëse shpërthen një epidemi, nuk dihet se sa mund të vdesin.”
Të burgosurit shpesh kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Mes shtrimeve të shpeshta në një spital aty pranë, 38% vuajnë nga pasojat e rrahjeve – duke përfshirë kockat e thyera dhe shenjat e kafshimit – ndërsa 41% të tjerë vuajnë nga gangrenizimi e këmbëve nga qëndrimi zbathur në terrenin e pisët dhe të mbuluar me fece.
Shumë prej të burgosurve kanë zhvilluar gangrenë në këmbët e tyre dhe është diccka e zakonshme që gishtat e këmbëve t`u kalben derisa t`u këputen fare.
Më shumë se 1000 burra raportohet të kenë vdekur në Gitarama vetëm në vitin 1995. Edhe aktualisht era e keqe e feçeve dhe mishit të kalbur mund të nuhaten deri në një milje largësi.
“Kushtet këtu janë krejtësisht çnjerëzore,”- thotë Troyon. “Është urgjente që ato të përmirësohen.”
Ish-ministri i Shtetit për Çështjet e Jashtme dhe Komonuelthit, Sir Jeremy Hamley, pati deklaruar se: “Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq beson se më shumë se 2000 njerëz kanë vdekur në 13 burgjet e Ruandës vitet e fundit, shumica nga problemet shëndetësore të shkaktuara nga mbipopullimi. Pjesa më e madhe e tyre ishin të burgosur në Gitarama.”
Ruanda ka pasur dhjetëra shkelje të të drejtave të njeriut që janë raportuar nga organizatat e të drejtave të njeriut, të tilla si zhdukjet dhe torturat duke ushtruar dhunë, gjë që është edhe arsyeja kryesore pse politika e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të dëbuar azilkërkuesit atje për t`u trajtuar kërkesat e tyre për azil është kaq e diskutueshme.

Latest articles

Related articles