Veliaj: Nuk kërkoj as botoks, as mbjellje flokësh, por sdua të më fusin në narkozë

spot_img
Advertisements

Në GJKKO u mbajt seanca e radhës ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk është paraqitur në gjykatë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Përmes avokatit të tij, Veliaj i ka drejtuar një letër trupës gjykuese, ku kërkon ndërhyrjen e gjykatës për të vendosur lidhur me trajtimin e tij mjekësor.

Në letër ai kërkon që operacioni për këmbën të kryhet në një spital të zgjedhur prej tij dhe familjes së tij, dhe jo në atë që përcaktohet nga Drejtoria e Burgjeve. Gjithashtu Veliaj shprehet se, pavarësisht dëshirës për të qenë i pranishëm në seancë, gjendja shëndetësore nuk ia mundëson këtë.

“Me gjithë vullnetin tim për të marrë pjesë në seancë gjyqësore, e kam të pamundur për shkak të këmbës së thyer. Në vijim të shkresës suaj dhe të Prokurorisë, mbrojtja ime do t’ju vërë në dispozicion disa shkresa shëndetësore. Jam i ndërgjegjshëm kush më transferoi dhe kush do të vendosë për shëndetin tim. Nuk kërkoj as botoks, as mbjellje flokësh, as të zbardh dhëmbët, por të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime. Nuk duhet të vendosë askush kush më fut në narkozë. Ndaj kërkoj nga GJKKO të ndërhyjë dhe të marrë një vendim”, shkruan Veliaj

spot_img

Latest articles

Related articles