Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po reflektohet gjithnjë e më shumë në administratën e bashkisë, ku kanë nisur lëvizjet në drejtuesit e institucioneve në varësi të saj.
Edhe pse ndodhet në paraburgimin e Fierit, Veliaj raportohet se ka firmosur largimin nga detyra të disa zyrtarëve, të cilët konsiderohen si figura të afërta me kryeministrin Edi Rama. Këto vendime vijnë në një kohë kur raportet mes dy drejtuesve socialistë janë përkeqësuar ndjeshëm.
Mes emrave të shkarkuar është Rigers Sheqeri, i cili mbante postin e kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, i cili ishte pjesë e grupit të punonjësve të Imt që dolën nga selia e PS me hunj në duar.
Në listën e largimeve është edhe Zhaneta Beqiri, drejtoreshë e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve në Tiranë.



