“I paguaj rrogë ministrit dhe shefit të policisë”, kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit shqiptar

spot_img
Advertisements

Përmes mijëra mesazheve në aplikacionin e enkriptuar “Sky”, prokuroria e posaçme SPAK, ka mundur të zbulojë një seri fotografish, jo vetëm të sasive të drogës, fitimeve maramendëse në euro, flotën e avionëve por edhe fotografitë e disa prej trafikantëve kryesorë të trafikut të drogës.

Një pjesë e mirë e këtyre fotografive është kthyer në çelësin kryesor për të identifikuar kodin “Sky” të përdoruesve, duke çuar në zbulimin e tyre mjaft lehtë nga ana e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme.

Ky që shihni në këtë foto është i cili mes shume bisedave që bën me Franc Gergely dhe Julian alias Fadil Balla, i dërgon foton e tij personale, duke çuar në identifikimin e menjëhershëm të tij.

Kjo ka sjellë më pas ndjekjen e detajeve të identifikimit si data ditëlindjesh, foto pasaporte, pamje të bizneseve të njohura që po ndërtonin në Shqipëri, duke çuar në zbulimin e mëtejshëm të personave të tjerë, të cilët ishin pjesë e këtij trafiku ndërkombëtar të drogës.

Detajet tregojnë se në komunikimet e administruara nga hetuesit shfaqen sasi të konsiderueshme droge dhe parash, por edhe ora luksoze të markës Richard Mille, ar, armë zjarri dhe sende të tjera me vlerë të lartë.

Fotografitë hedhin dritë mbi mënyrën se si anëtarët e dyshuar të organizatës dokumentonin dhe ndanin me njëri-tjetrin pasurinë dhe aktivitetin e tyre.

Por përtej imazheve të luksit, hetimet e SPAK zbulojnë edhe përmasat e dyshuara të trafikut ndërkombëtar të kokainës, me ngarkesa të mëdha droge që synonin tregun europian.

Në dosje përfshihen gjithashtu dyshime për korruptimin e zyrtarëve të lartë në Paraguai, si dhe bashkëpunime për sigurimin dhe transportimin e sasive të mëdha të kokainës drejt Europës.

Materialet e zbardhura nga komunikimet e enkriptuara përbëjnë një pjesë të rëndësishme të provave të administruara nga hetuesit për të dokumentuar veprimtarinë e dyshuar të grupit Çela-Çopja dhe lidhjet e tij në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

spot_img

Latest articles

Related articles