SHBA, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia stërvitje shumëkombëshe

spot_img
Advertisements

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar zhvillimin e stërvitjes “VALOR SHIELD 2026”, në të cilin morën pjesë Forcat e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe forcave partnere nga SHBA-ja, Shqipëria dhe Kroacia.

Sipas ambasadës, stërvitja u zhvillua në lokacione të ndryshme në Kosovë dhe kishte për qëllim forcimin e aftësive të operacioneve speciale, rritjen e ndërveprimit mes forcave pjesëmarrëse dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë.Në njoftim thuhet se ushtrimi u mbështet dhe u realizua me kontribut të konsiderueshëm të Ambasadës amerikane dhe Grupit të saj Ushtarak (MILGP). Ambasada ka ritheksuar përkushtimin e SHBA-së për mbështetjen e institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe forcimin e partneriteteve me aleatët.

spot_img

Latest articles

Related articles