Grabitësit u grabitën nga grupi tjetër: Mbanin 6 milionë euro cash, i morën në banesën e kryetarit të bashkisë

spot_img
Advertisements

Një familje rome në Elbasan u grabit një muaj më parë nga persona të veshur si efektivë policie dhe ajo që u raportua si ngjarje ordinere, në fakt rezulton se ka të bëjë me një histori që i tejkalon edhe skenarët e filmave.

Shtëpia ka qenë e shtetasit Lorenc Zerellari dhe sipas gazetarit Artan Hoxha, familja rome në Elbasan fshihte 6 milionë euro të grabitura në Greqi dhe skuadra komando nga Tirana kishte marrë informacion për paratë.

“Ngjarja ka ndodhur në 12 tetor, doli në media, por u trajtua si grabitje ordinere. Ndërkohë elementët, që përshkruheshin, pamë videon mbrapa që romët u suleshin grabitësve, që nuk përdorën armë. Pse kjo ngjarje tërhoqi vëmendjen? Ka element që e nxjerrin nga qethulli i grabitjes ordinere. Vetë kostoja, veshjet, makinat, mënyrat si kanë hyrë. Ora 4 e mëngjesit, në atë orë kanë hyrë dhe i kanë gjetur të gjithë në gjumë. Kanë marrë makinë nga Tirana.

Makinës i janë vënë targa të Kosovës, ka hyrë si policia dhe kanë thënë kontroll për drogë dhe armë. Kanë kapur Lorenc Zerellari, emigrant në Greqi. Familjarë nuk e kanë deklaruar, në fillim thanë 30 mijë, celularë. Por zanafilla fillon në Greqi. Disa pjesëtarë të komunitetit rom, që ishin shtetas grekë bashkë me Lorenco Zerellarin, kanë qenë duke kërkuar për metale, në pronën e një ish kryetari bashkie që ka vdekur. Duke kërkuar, kanë hapur një vend të mbyllur dhe kanë gjetur 14 milionë euro. Kanë qenë të futura në zarfe, të shënuara se për çfarë ishin marrë. I kanë ndarë paratë. Pjesa e romit në Shqipëri, ishte 6 milionë euro. Ai ka marrë paratë dhe kanë ardhur në Shqipëri.

Në Greqi kanë shkuar edhe atje ti grabisin.

Ky është kthyer në Shqipëri për ti shpëtuar. Ka marrë garanci në Shqipëri por ka rënë në sy, ka blerë disa gjëra të shtrenjta. Ka ardhur lajmi nga Greqia që ky mund të jetë një nga grabitësit. Prandaj është ngritur kjo skuadra komando. Këta kanë shkuar për të gjetur sasinë e madhe të parave.

Ajo që nuk thuhet, as ata vetë nuk e thonë sa para kishin dhe a e morën autorët. Deri tani nga pesë persona janë identifikuar tre. Në fund të fundit, kanë grabitur grabitësit. Ajo që e bëri ngjarjen të famshme është forma që u përdor dhe si shkuan në një lagje rome. Në rastin konkret jemi në këtë situatë, nuk dihet fati i 6 milionë eurove”, është shprehur Artan Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.

spot_img

Latest articles

Related articles