Berisha: Flamingot ishin të paguar, kam emrat!

spot_img
Advertisements

‘Propagandë’ i quan Sali Berisha thirrjet e njohura të protestuesve kundër tij e opozitës. Në komunikimin e përjavshëm virtual, kreu i Partisë Demokratike thotë se nxitësit ishin “poseduesit e megafonit” që sipas tij, janë të paguar rëndë.

“Ata që merren me politikë, ata e dinë që beteja zhvillohet gjithmonë në rrafshin psikologjik. Poseduesit e megafonit të Flamingove, të paguar rëndë, dolën që në fillim me sloganin ‘Rama në burg, Berisha në burg’ ose ‘opozitë e shitur’. Kjo është arma strategjike më e fuqishme e një qeverie e cila përpiqet me çdo kusht të mbulojë krimet, vjedhjet, përgjegjësinë e saj”, tha Berisha.

Me ngulm, mohoi edhe përplasjen midis protestuesve e miliantëve të tij. Edhe ata që i refuzuan dje demokratët në protestë, për Berishën hyjnë te personat “e paguar” për ngjarje të tilla.

spot_img

Latest articles

Related articles